Ramadani: Me Haradinajn Kosova do të ketë ushtrinë më të avancuar në rajon

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Burim Ramadani, i cili aktualisht është edhe zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, ka thënë se edhe më tej sigurinë dhe ushtrinë e Kosovës do ta kenë në prioritet.

Ai gjithashtu tregoi edhe rrugën e FSK deri në ushtri, njofton Klan Kosova.

“Jam emëruar më 4 janar dhe që nga atëherë krejt synimi im ka qenë në një proces dhe ai quhet formimi i ushtrisë. Edhe në Ministrinë e Mbrojtjes e kemi arritur që Kosova të ketë atë dhe me krenari e themi që kjo e ka zëvendësuar Ministrinë e FSK”.

“Në pjesën e parë të 2018-ës kam qenë i angazhuar për të argumentuar dhe për t’i ndalë idetë që FSK të shkojë në dialog dhe të dialogohet me Serbinë. Ka pasë ide të tilla që më vonë na kanë përcjellë prapë”.

“Jam i lumtur që FSK-në që të mos e lejojmë të jetë pjesa e dialogut me Serbinë. Themelimi i ushtrisë është edhe çështje e nderit dhe dinjitetit kombëtar të Kosovës”.

“Në fazën e dytë ka qenë tentimi ynë për t’i bindur serbët e Kosovës dhe të njëjtën kohë dhe argumentimi para partnerëve ndërkombëtarë se vota kundër ndryshimeve kushtetuese nuk është votë që përfaqëson serbvët e Kosovës por Rusinë dhe Serbinë. Ka pasë më shumë reagime nga federata ruse sesa nga vetë Serbia”.

“Faza e tretë ishte kur filluam që t’i ndërtojmë edhe ligjet. Kemi marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që përmes ligjeve dhe jo kushtetutës. Kemi bërë një kampanjë informuese për 20 shtete të natës për të argumentuar planin dhe të vërtetën dhe ndërhyrjet e jashtme armiqësore siç janë ato nga Serbia. Kjo është një mundësi që Kosova të e mbrojë statusin e vet”

“FSK është ushtri në kuptimin e plotë të fjalës me mandatin të plotë. Nuk ka dallim prej ndonjë ushtrie tjetër. Ne jemi djersitur që ta bindim faktorin ndërkombëtar, pasi ka ndodhë është dashur të djersitemi edhe për disa vendorë pasi filluan me ide që kjo çështje të shkojë në dialog”.

“Kosova sot është shumë më e mbrojtur dhe e sigurtë jo vetëm për shkak të ligjeve por edhe investimet që kanë ndodhë në institucionet e sigurisë gjatë viteve 2018 dhe 2019”

“Në secilin isntitucion të sigurisë gjatë qeverisjës së Ramush Haradinajt është investuar në pajisje dhe fusha që i kanë munguar dhe që janë më specifike për të ndërtuar një bazë të fortë të ushtrisë së Kosovës”.

“Një varg reformash në këtë sektor në mënyrë që institucionet e Kosovës të jenë model në rajon”
Ramadani në Magazina Zgjedhore tha se vazhdimi i investimeve për ta bërë ushtrinë e Kosovës më të avancuarën në rajon do të vazhdojë nëse ky koalicion merr pushtetin pas 6 tetorit.

“Kemi synimet që të bëjmë modernizim në pajisje, avancim në armatim, komunikimin në mes institucioneve, investim të lartë në inteligjencën e sigurisë kombëtare, investim për mbrojtje të ushtarëve, policëve dhe zjarrfikësve”.

“Shteti i Kosovës i ka pasë borxh enorm policëve, zjarrfikësve dhe ky borxh është përmbyllë njëherë e përgjithmonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme