Ramadani: Partneriteti me SHBA-në është esencial për Kosovën

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Zv. ministri  në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka takuar Atasheun Amerikan të Mbrojtjes, Kolenlin Ryan Nichols,me të cilin ka diskutuar mbi realizimin e angazhimeve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të sektorit të mbrojtjes në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ramadani tha se thellimi i partneritetit me SHBA në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale.

Postimi i plotë:

Partneriteti me SHBA është esencial për Kosovën

Thellimi i partneritetit me SHBA në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut në rritjen e sigurisë sonë nacionale.

Kënaqësi që në takimet e rregullta, sikurse ky i sotmi, me Atasheun Amerikan të Mbrojtjes, Kolenlin Ryan Nichols, të diskutojmë mbi realizimin e angazhimeve të përbashkëta për të siguruar zhvillim të sektorit të mbrojtjes në Kosovë.

#Partneritet #Siguri #Mbrojtje #Kosova #SHBA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme