Ramadani: Rusi i arrestuar në veri, ka rrezikuar sigurinë e Kosovës

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Burim Ramadani, ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shpallur person non grata, shtetasin rus që u arrestuar ditë më parë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai thotë se shtetasi rus që ka punon për UNMIK-un, Mikhail Krasnoshchenkov, ka rrezikuar sigurinë e Republikës së Kosovës, prandaj një vendim i tillë për shpalljen e tij si një person i padëshiruar në Kosovë është i duhur.

Ramadani thotë se Krashnoshchenkov, ka rrezikuar sigurinë e Kosovës, duke shfrytëzuar asetete e OKB’së, për të penguar operacionin e Policisë së Kosovës.

“Shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov ka rrezikuar sigurinë e të Kosovës.Prandaj shpallja “Non Grata” është veprim mbrojtës i Qeverisë së Republikës së Kosovës.Rrezikimi i sigurisë është bërë kryesisht përmes anësimit, keqpërdorimit të aseteve të OKB-së, si dhe pengimit të operacionit ligjor dhe legjitim në luftim të kontrabandës”, ka shkruar Ramadani.

Ai shton se vendimi për shpalljen non grata është i bazuar në ligj dhe Kushtetuën e Republikës së Kosovës.

“Shpallja e tij si person “Non Grata” është në përputhje të plotë me kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Bazuar në Nenin 3.2 dhe Nenit 4.4 të Ligjit për Statusin, imunitetet dhe privilegjet e misioneve diplomatike, konsullore dhe personelin e Kosovës dhe praninë ndërkombëtare ushtarake, si dhe personelin e saj.Policia e Kosovës, gjatë operacionit ligjor dhe legjitim, ka vepruar në formë të drejtë dhe profesionale, duke ndaluar dhe, pas identifikimit të tij si shtetas rus dhe zyrtar i UNMIK-ut, e ka liruar”, përfundon Ramadani.

Gjatë ditës së enjte, Ramdani ka publikuar edhe disa informacione rreth shtetasit rus, i cili kishte shërbyer në ushtrinë ruse, e më pas edhe në Inteligjencën ruse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme