Ramadani: Rusia “perandorake” rikthehet si kërcënim i Ballkanit

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës Ministri në detyrë i mbrojtjes në detyrë Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook ka treguar që Rusia po rikthehet si kërcënim i Ballkanit

Postimi i plotë:

Rusia “perandorake” rikthehet si kërcënim i Ballkanit

“Federata Ruse, së fundmi e rikthyer në ambiciet perandorake për zgjerim të dominimit, paraqet një kërcënues direkt të sigurisë dhe stabilitetit rajonal në Ballkan dhe, rrjedhimisht, në Evropë”.

Qasja perandorake është provuar tashmë në tri raste/rajone të ndryshme: në Gjeorgji, në Ukrainë, në Lindjen e Mesme.

Tash, duket se radhën e tentimit për zgjerim të ndikimit po e rikthen në Ballkan. Vendosja e mundshme e “bazës raketore” në Luginë të Preshevës është dëshmi e kësaj.

Ambiciet perandorake Ruse, terrorizmi dhe ISIS-i, si dhe krimi i organizuar transnacional dhe korrupsioni janë tri kërcënimet më të fuqishme për sigurinë rajonale në Ballkan.

“Kësaj i shtohet fakti se shtetet ballkanike janë të pakonsoliduara dhe të brishta në demokraci, nuk ka njohje midis shteteve, niveli i tensioneve ndër-shtetërore është gjithnjë i lartë, kërcënimet sociale-ekonomike janë tejet të larta, papunësia dhe varfëria në nivele kërcënuese, si dhe pakënaqësia e popujve me qeverisjet është pakrahasueshmërisht më e lartë se në vendet evropiane”.

“Sidoqoftë, përballimi i këtyre kërcënimeve mund të bëhet me fuqizimin e rolit aktiv të Perëndimit në Ballkan (ShBA, NATO, BE), anëtarësimin e përshpejtuar të vendeve ballkanike në NATO, si dhe ndëshkimin e krimit të organizuar transnacional dhe korrupsionit”.

Një “Plan Marshall ekonomik” për Ballkanin Perëndimor është jashtëzakonisht i nevojshëm, po ashtu!

Të ngjashme