Ramadani: Serbia duhet të paguajë për agresivitetin e vet politik kundër Kosovës

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Zv.ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani ka thënë se Serbia duhet të paguajë për agresivitetin e vet politik kundër Kosovës dhe për ndërhyrjen brenda Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook thotë se nevoja për sukses më tutje na shpie në domosdoshmërinë për kornizim të rrugës përpara

Postimi i plotë i Ramadanit:

Serbia duhet të paguajë për agresivitetin e vet politik kundër Kosovës dhe për ndërhyrjen brenda Kosovës.

Çdo veprim e ka çmimin (koston) e vet.

Është çështje e ditur kjo.

Nevoja për sukses më tutje na shpie në domosdoshmërinë për kornizim të rrugës përpara. Si mund të hyjmë në një rrugë pa korniza? Pa parime të etabluara? Thjesht, e habitshme.

Prandaj, nuk po flasim për kushtëzime e konfrontime.

Po flasim për kornizim dhe parime.

Besoj ky mund të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithë neve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme