Ramadani takon Atasheun e Mbrojtjes së Francës, flasin për thellimin e partneritetit

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri Burim Ramadani ka takuar sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, Atasheun jo-rezident të Mbrojtjes së Francës, Fabrice Duda.

Ramadani ka thënë se bashkëbisedoi me Kolonelin Duda për thellimin e partneritetit me Francën.

”Thellimi i partneriteteve bilaterale me shtetet anëtare të NATO-s është synim në të cilën Kosova vazhdimisht ka qasje të suksesshme. Kështu, në fushën e mbrojtjes, jemi duke avancuar në detajimin e partneriteteve me shtetet demokratike.

Në këtë objektiv institucional, jam i knëaqur me avancimin e partneritetit me Republikën e Francës, si një prej shteteve më mbështetëse të transicionit të FSK-së dhe forcimit të institucioneve të Kosovës.

Sot, në Ministri të Mbrojtjes, prita dhe bashkëbiseduam me Atasheun Jo-Rezident të Mbrojtjes së Francës, Kolonelin Fabrice Duda, me të cilin paraprakisht jemi takuar gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës, në shkurt të 2019-tës.

Me thellimin e partneritetit me Francën, Kosova po bën hapa seriozë në rrugën e saj specifike drejt anëtarësimit në NATO, po ashtu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme