Ramadani tregon rrugën që duhet ta ndjekë Kosova për integrim në BE dhe NATO

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësi në detyrë i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që Kosova nuk duhet tëharroj tragjeditë e së kaluarës dhe vendi të zhvillohet në parime demokratike dhe ta promovojë sundimin e ligjit

Kosova nuk do të harrojë tragjeditë e së kaluarës, por përcaktimi ynë është që vendi ynë të zhvillohet në parime demokratike që promovojnë sundim të ligjit, qeverisje të mirë dhe institucione të fuqishme.

Pas tragjedive afatgjata në rajon, një Kosovë e zhvilluar, e sigurt, e mbrojtur, prosperuese dhe e anëtarësuar në organizatat e vlerave të demokracisë, do të shërbejë edhe për demokratizimin, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Duke forcuar përparësitë, avancuar dhe modernizuar institucionet tona, Republika e Kosovës do të bëhet model rajonal i stabilitetit, sigurisë, mbrojtjes, dhe prosperitetit, një kontribues aktiv në sigurinë rajonale dhe globale, me politika të barabarta fqinjësore të partneritetit, dhe plotësisht e aftë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, OKB dhe organizatat tjera.

Të ngjashme