Rame Buja jep përseri dorëheqje nga PDK

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje. Kjo është hera e dytë që Buja jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së.

Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pesë vitesh, kur Kryetar i PDK-së ishte Kadri Veseli.

Dorëheqjen e Bujës nga Kryesia e PDK-së e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi Faton Abdullahu.

“Po, kryetari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu.

Të ngjashme