Ramiz Kelmendi lë politikën, falënderon për ofertat Veselin e Haradinaj

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Ramiz Kelmendi, pas largimit nga LDK-ja, ka thënë se nuk do të jetë pjesë e asnjë subjekti politik.

Madje, ai ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e jetës politike. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyeja për këtë është gjendja shëndetësore.

Postimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

Të dashur miq, po ju shkruaj nga Gjermania!

Pas realitetit të ri për të cilin ju kam informuar sot, kam pranuar oferta mëse serioze për rrugëtim të mëtejmë politik dhe i kam konsideruar lartë.

Në këtë mes dua që sinqerisht dhe përzemërsisht të falënderojë jo veç për ofertat, por edhe për vlerësimin, garancat dhe gatishmërinë për të më dhënë besimin e projektit ekonomik për Kosovën, z.Kadri Veseli – Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit dhe z.Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së dhe kryeministër në detyrë.

Në mbrëmje kam pranuar këtu, raportin personal shëndetësorë nga Turqia, ku mjekët specialist më referojnë që shëndeti im kërkon të mbahet stabil dhe nën kontroll në kontinuitet. Pozita ime shëndetësore, referuar mjekëve turq, kërkon regjim të qetë, larg aktiviteteve që nxisin stres dhe kërkojnë energji të dyfishuar, ndaj dhe me këtë më pamundësohet pjesëmarrja aktive në jetën politike.
Unë mbetem pranë kontributit për zhvillim ekonomik të Kosovës.

Të ngjashme