Ramiz Kelmendi takohet me Kadri Veselin: Do ta mbështes për Kryeministër

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 18:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, është parë duke pirë kafe së bashku me kryetarin e PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli.

Ekipi i Ekonomia Online ka parë Kelmendin dhe Veselin duke diskutuar në një lokal në qendër të Prishtinës.

EO e ka pyetur Kelmendin nëse ky është një aderim në PDK.

“Jo kjo është një mbështetje që do t’ia bëj Kadri Veselit për këto zgjedhje”, ka thënë shkurt Kelmendi, duke mos dashur të komentojë për largimin e tij nga LDK-ja.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka thënë se është i nderuar me mbështjetjen e Kelmendit në rrugën e tij për kryeministër.

“Jam shumë i nderuar që në konceptin tonë në Dekaden e Re për ta ndërtuar të ardhmen dhe për shtetin tonë, jemi bashkë me një ndërmarrës jashtëzakonisht i suksesshëm, i cili po ashtu edhe në të ardhmen do të jetë një shtyllë e modernizimit të ekonomisë së Kosovës”.

“Ju e dini se prioriteti im është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, si mjet për ta arritur transformimin e madh ekonomik për t’i krijuar prespektivë të rinjve. Jam shumë i nderuar për këtë përkrahje të një ndërmarrësi siç është Ramiz Kelmendi”, ka thënë Veseli.

Ramiz Kelmendi i cili ka qenë deputet i LDK-së në mandatin e kaluar, udhëheqë njërën prej kompanive më të mëdha tregtare ku punëson mijëra punëtorë.

Të ngjashme