Ramiz Lladrovci pasi u infektua me Coronavirus është shtrirë në spital

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ditë më parë lajmëroi që është i infektuar me COVID-19.

Lladrovci është shtrirë në spital, shkruan gazeta Infokus.

Kurse zëdhënësi i komunës Bekim Dobra ka thënë që është në pushim, megjithatë ka qenë në dijeni për një kërkesë që ai të shtrihet në spital, por që nuk ka informata më shumë.

Drejtori i Shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiun, ka konfirmuar se ka më shumë se dy ditë që Lladrovci është shtrirë në spital.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë që gjendja e Lladrovcit është e mirë e stabile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme