Ramosaj thotë se qytetarët e kanë kuptuar se janë mashtruar nga Kurti: Pushteti e tubimet dallojnë

Deçan | 10 Sht 2021 | 07:57 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari aktual i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve lokale po bëhet sipas afateve ligjore.

Por që ai thotë se shkaku i situatës me pandeminë AAK-ja ka kërkuar që fushata të shkurtohet në vetëm pesë ditë.

Tutje, Ramosaj theksoi se komunikimi me qytetarin mund të bëhet edhe ndërmjet rrjeteve sociale.

“Zgjedhjet e kanë një afat ligjor. Unë jam i vetëdijshëm që në një situatë tejet të vështirë për shkak të pandemisë, AAK-ja ka kërkuar që fushata të bëhet vetëm në afatin prej 5 ditësh dhe kemi shumë zgjidhje që mund të bësh kampanja pa i takuar njerëzit. Mundesh nëpërmjet rrjeteve sociale për të përçuar mesazh te qytetari”.

Sipas kandidatit për kryetar të Deçanit, qytetarët e kanë kuptuar që janë të mashtruar për një kohë të gjatë prej një partie politike sikurse që është Vetëvendosje.

Ramosaj thotë se nuk mund që qytetarëve t’u krijohen pritje të mëdha, duke dhënë premtime që nuk mund të realizohen, praktikë kjo sipas tij e VV-së.

Tubimet dhe institucionet dallojnë thotë ai, prandaj edhe kjo parti po i frikësohet buxhetit.

Ai shtoi se janë ndaluar shumë projekte nga Qeveria aktuale, siç janë edhe punimet e rrugës Deçan-Plavë, raporton EO.

“Çdokush në këtë shtet që pretendon me pas sado pak pushtet qoftë në nivelin qendror qoftë në atë lokal duhet të dijë që një ditë do të përballet me qytetarin. Nuk mundesh me iu kriju qytetarëve pritje tepër të mëdha, dhe ëndrra të mëdha dhe me heqë dorë prej këtyre gjërave. Kjo i ka ndodhë Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët me premtime të ekzagjeruara erdhën në pushtet”.

“Mirëpo kur hynë brenda një institucioni kur përballesh me Ligjin me buxhetin dhe administratën nuk është e njëjtë sikurse të flasësh për qejf në një tubim. Besoj që e qytetarët e kanë kuptuar që janë të mashtruar për një kohë të gjatë prej një partie politike sikurse që është Vetëvendosje. Besoj që me të drejtë frikohen. Janë ndaluar shumë projekte siç janë edhe punimet e rrugës Deçan-Plavë”.

Të ngjashme