Ramush Haradinaj: 7 maji ngjallë kujtimin për heroizmin dhe sakrificën

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kujton 7 majin si dite qe ngjallë kujtimin për heroizmin dhe sakrificën.

Madje, ai tha se ndihet krenarë për heronjtë e Brigadës 137 “Gjakova”, trimërinë dhe sakrificën e tyre.

Postimi i plotë:

Njëzetetre vjet më parë në Çabrat, bijtë e bijat e Gjakovës, shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, zhvilluan një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Përgjithmonë krenarë për heronjtë e Brigadës 137 “Gjakova”, trimërinë dhe sakrificën e tyre. Po atë ditë, armiku sulmoi shqiptarët e paarmatosur te Ura e Taliqit në Gjakovë, si dhe në Ozdrim të Pejës. Makineria vrastare, me synim gjenocidin mbi popullin shqiptar, vazhdimisht sulmoi dhe ekzekutoi të paarmatosurit duke shkaktuar dhembje e plagë në çdo cep të vendit tonë. Kujtojmë me respekt jetët e sakrifikuara për liri. Ndërsa, njeriu i pushkës dhe penës, Bahri Fazliu, ra heroikisht njëzetekatër vjet më parë. Fati i tij jetësor, ishte flijimi për liri, ashtu si Fahriu, vëllai i tij nga gjaku dhe arma. Të rënët për liri janë kujtesa dhe ndërgjegja jonë kombëtare. Lavdi!

Të ngjashme