Ramush Haradinaj e nis fushatën nga QKUK-ja

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 00:58 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur një vend jo fort të zakonshëm për hapjen e fushatës. Ai ka vizituar Klinikën Emergjente të Prishtinës menjëherë pas hapjes së periudhës 10-ditore zyrtare për fushatë parazgjedhore për partitë politike.

“E nisa fushatën në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare. Aty pashë mjekë e infermierë, se si i trajtonin pacientët, për të cilët shërbimi emergjent, ishte hapi i parë e i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.

“Për një ndërhyrje të tillë ka nevojë edhe sistemi i shëndetësisë së këtij vendi. Qeveria, që shpresoj ta udhëheq, do ta bëjë pikërisht këtë ndërhyrje, sepse vet sistemi i ynë shëndetësor, është i sëmurë”, ka theksuar kreu i Aleancës.

Fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit ka nisur zyrtarisht në orën 00:00, në të hyrë dita e mërkurë, megjithëse partitë kanë nisur qe sa kohë takimet me votuesit potencialë.

Image may contain: 4 people, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme