Ramush Haradinaj e zbulon skenarin për formimin e Qeverisë së tij

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 21:13 | Nga

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni PDK-AAK-Nisma në emisionin “Rubikon” të KTV-së për herë të parë e ka zbuluar skenarin për formimin e Qeverisë së drejtuar nga ai.

Ai tha se ditën kur do të votohet qeveria në kuvend do ta shihni se i kemi votat.

“Deputetë nga komunitetet dhe deputetët shqiptarë do ta votojnë qeverinë”, tha ai.

I pyetur se a do të iu ofrohen poste diplomatike deputetëve për të votuar qeverinë, Haradinaj mohoi një gjë të tillë duke thënë se “është e papranueshme një gjë e tillë.”

Ai ka thënë se në 100 ditëshin e parë do të ndërmerr veprime të rëndësishme.

Ai ka thënë se do të shkurtohet edhe afati i raportimit të ministrive sa i përket çështjes së MSA-së.

“Efikasitetin, dinamikën dhe saktësinë do ta kemi më fokus”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Të ngjashme