Ramush Haradinaj i del në krahë Haxhi Shalës pas ftesës nga Specialja

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas ftesës që Haxhi Shala e mori nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se Shala ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij që u vranë mizorisht nga forcat serbe.

Por, ai është shprehur i bindur se Haxhi Shala do ta kalojë edhe këtë sfidë siç e ka cilësuar ai.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në Facebook:

Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut.

Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull. Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe.

Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme