Ramush Haradinaj i ndan medalje Ramadan Gashit për kontributin e tij në AAK

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ndan medalje Ramdan Gashit për kontributin e tij, duke shtuar se Aleanca asnjëherë nuk shkëputi lidhjet me diasporën, njerëzit që i mbetën besnik Kosovës në periudha të ndryshme të historisë.

Njoftimi i plotë:

Me mikun dhe bashkudhëtarin tim politik, Ramadan Gashin, që jeton në mërgim. Ramadani konfirmoi besnikërinë e tij për mua dhe shtëpinë tonë të përbashkët Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Angazhimi i tij dhe shumë mërgimtarëve për AAK-në tash e dy dekada, është për t’u admiruar. Ata asnjëherë nuk humbën lidhjet me rrënjët e tyre në Kosovë, e as vlerësimin për njerëzit në të cilët besojnë fuqishëm.

Me këtë rast i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Aleanca asnjëherë nuk shkëputi lidhjet me diasporën, njerëzit që i mbetën besnik Kosovës në periudha të ndryshme të historisë.

RH


Të ngjashme