Ramush Haradinaj kritikon Edi Ramën që shkoi në Panairin e Beogradit, nuk e kursen as Kurtin

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Serbi. Ai sot ka vizituar Panairin e Verërave në Beograd. Për këtë vizitë një “thumb” i erdhi nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se Kosova “ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhimin e verërave”.

“Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Mirëpo, Haradinaj, me këtë postim ka “goditur” edhe Kurti për shkak të reduktimeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Të ngjashme