Ramush Haradinaj merr më së shumti vota në Junik, pasohet nga Vjosa Osmani

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së AAK-së dhe kandidati për president nga kjo parti, Ramush Haradinaj, ka marrë më së shumti vota (682) në Junikun që udhëhiqet nga partia e tij.

Me 305 vota më pak e dyta në këtë komunë është radhitur numri dy në listën e Vetëvendosjes dhe njëherit po ashtu kandidate për presidente, Vjosa Osmani, me 377 vota.

Avdullah Hoti, kandidati i LDK-së për kryeministër, në Junik ka marrë 157 vota, njofton Klan Kosova.

Homologu i tij nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka marrë 96 vota. Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate në këtë komunë ka marrë veç 37 vota.

Juniku ka gjithsej 5108 persona me të drejtë vote, të shpërndarë në gjashtë vendvotime, derisa këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 1864 prej tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme