Ramush Haradinaj nderon heronjtë e Podujevës

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në qytetin e Podujevës, njofton Klan Kosova.

Atje ai ka nderuar heronjtë e luftës nga ky qytet Edmond Hoxhën, Hakif Zejnullahun, Zahir Pajazitin dhe Ilir Konushevcin, duke bërë homazhe pranë shtatores së tyre.

Ndërsa gjatë qëndrimit në Llap, Haradinaj do të vizitojë edhe disa familje por do të ketë edhe një takim me të rinjtë podujevas me të cilët do të bisedojë për planet e tij 4 vjeçare në rast se merr qeverinë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Të ngjashme