Ramush Haradinaj ngushëllon familjen Alushani

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.

Për vdekjen e tyre familjarëve ngushëllime u ka shprehur edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se sot ndajnë dhembjen me familejn Alushani e cila I dha shumë atdheut në ditët më të vështira.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit Imer Alushani, Miradies dhe Luanit.

Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira.

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!

Të ngjashme