Ramush Haradinaj përkujton Komandant Drinin

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën Komandant Drini, në 20 vjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka shkruar se Ekrem Rexha mbetet njëri nga komandantët më të zot që kishte UÇK-ja.

“Sot kujtojmë 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej komandantëve më të zot që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ekrem Rexha – Komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej komandantëve më të zot që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ekrem Rexha – Komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak. Me plot meritë, Komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova!
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!

Të ngjashme