Ramush Haradinaj, viziton Pejën

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Vizitën e ka nisur në Loxhë, ku ka përkujtuar 23-vjetorin e fillimit të Luftës në Loxhë. Aty ka bërë homazhe dhe ka mbajtur fjalë rasti për të pranishmit.
Kryetari Haradinaj, në ndërtesën e OVL të UÇK-së në Pejë, ka takuar disa nga familjarët e të burgosurve politik të viteve të ’60-a.

Ai ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Ejyp Kastratin dhe bashkëveprimtarët e tij tani të ndjerë, Shefqet Deqani, Avdyl Shala, Ahmet Gashi, Mehmet Krasniqi, Sylë Shala, Vesel Rexhepaj, Ahmet Zeka, Zeqë Shala dhe Selajdin Daci. Haradinaj ka thënë se ata ishin “Flamurtarët e Lirisë” dhe “shkëndijat e para në realizimin e qëllimeve liridashëse të shqiptarëve”.


Në fund të vizitës së tij në Pejë, kryetari Haradinaj ka vizituar shtëpinë e mësuesit Sylë Kadriu, që ishte shtëpi që ka strehuar figurat emblematike të Luftës Çlirimtare si Adrian Krasniqi dhe Ilir Konushevci.

Haradinaj ka ndarë medalje edhe për Arben (Sylë) Kadriun, bashkëveprimtar i Adrian Krasniqit, Ilir Konushevcit e organizatorëve të tjerë të rëndësishëm të Luftës Çlirimtare. Me këtë rast ai tha se: “Arbeni do të mbetet përherë në kujtimin tonë, për sakrificën dhe kontributin e tij në fillet e organizimit çlirimtar”.


Të ngjashme