Ramush Haradinaj zgjidhet sërish kryetar i AAK-së

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për një mandat në krye të kësaj partie.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka thënë se është krenare që me Haradinajn kryetar, partia po forcohet çdo ditë e më shumë.

“Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tone”.

“Urime kryetar Ramush Haradinaj, na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e saj.

Të ngjashme