“Raportet e Kosovës me partnerët në pikën më të ulët historikisht, shkak Presidenti dhe PAN”

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se raportet e Kosovës me partnerët e saj janë në pikën më të ulët ndonjë herë.

Fajtor për këtë sipas Hotit janë Presidenti Hashim Thaçi dhe koalicioni PAN, njofton Klan Kosova.

Shkrimi i plotë:

Angazhimi kundër kushtetues i Presidentit për ta shtyrë përpara ‘korrigjimin e kufijve’, si dhe mospajtimet brenda “koalicionit të punëve të mëdha” PAN rreth taksës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale.

Si rezultat, raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht. Zbatimi i MSA-së ka ngecur. Njohje të reja nuk ka, ndërkaq po rrezikohen njohjet ekzistuese. Në veri të vendit nuk ka pushtet lokal që është ligjor dhe efektiv.

Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Përgjegjësinë për këtë degradim duhet ta marrë ai që po e quan veten shef të PAN-it.

Të ngjashme