Raporti i auditimit të OEK-ut pa gjetje negative, Veseli përgëzon Kuvendin për punën transparente

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:46 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili ia dorëzoi raportin e auditimit të OEK-ut, e quajti këtë raport shembull të mirë.

“Zhvillimi i Kosovës mund të bëhet vetëm kur kemi biznese kompetitive, me përkrahje që i fuqizon ato. Raporti është shembull i mirë, Kuvendi është kampion në auditimet që ndodhin këto vite. Përgëzoj Kuvendin për punën transparente. Kuvendi e ka një vazhdimësi, unë si kryetar e kam thelluar raportin e transparencës dhe llogaridhënies. Duhet të jemi më tepër syçelë për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.

Safet Gërxhaliu bëri të ditur se raporti i auditimit për vitin 2017 është pa asnjë gjetje negative, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu që me krenari të dorëzojmë Raportin e auditorit për vitet ‘15,’16, ‘17. Bazuar në të gjeturat, Kuvendi ka qenë nga institucionet më transparente. E kemi parë të obligimit që në mënyrë të drejtpërdrejtë të njoftojmë për të gjeturat. Ka të gjetura enorme pozitive. Raporti për 2017 është pa asnjë të gjetur negative, është motiv shtesë që të kuptohet transparenca dhe të kthehet besimi te qytetarët për menaxhimin e parasë publike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme