Raporti i AKK-së dërgohet në Kuvend pa mbështetjen e Komisionit

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 13:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) për vitin 2018 e ka kaluar për në Kryesi pa mbështetjen e Komisionit, raporton EkonomiaOnline.

Kryesuesja, Sala Berisha-Shala, tha se raporti edhe pse ka mangësi për sqarime shtesë le të dërgohet në seancë dhe aty le të vendoset.

“Ne e qesim në votim e dërgojmë në seanca, seanca le të vendos a e miraton apo jo”, tha Berisha-Shala.

Deputeti, Muharrem Nitaj, tha se përfaqësuesit e AKK-së nuk janë bindur dhe se nuk kanë pasur sqarime shtesë prandaj nuk e jep votën pro raportit.

“Nuk më kanë bind as për sinqeritetin e tyre dhe as për përmbajtjen e tyre nuk e di a me votua kundër apo mos me marr pjesë fare në votim por nuk munden përfaqësues të një institucioni me ardh me informacione gjysmë të vërteta apo të pasakta”, tha Nitaj.

“Nëse dëshironi të jetë procedura që të dërgohet në seancë unë jam të dërgohet pa mbështetjen e komisionit”, tha ai.

Deputeti, Glauk Konjufca, tha se edhe pse raporti është i mangët duhet jap një zgjidhje për këtë dhe më mirë të vazhdoj para pa përkrahjen e komisionit.

Komisioni ka diskutuar lidhur me kërkesën e KOSTT-it ku kanë përkrahur kërkesën e tyre për pagat dhe për këtë kryesuesja Berisha-Shala, tha se kur të vijë plotësim-ndryshimi i ligjit për paga, komisioni do ta përkrah kërkesën e tyre.

“Nëse vjen ligji për plotësim-ndryshim ne do ta mbështesim”, tha ajo.

Përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kanë qenë të pranishëm në Komision ku kanë prezantuar raportin vjetor për vitin 2018.

Drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Talaj, tha se 86 milionë euro këtë vit i janë transferuar buxhetit të Qeverisë së Kosovës.

“Të hyrat totale të AKP-së për vitin 2018 janë të ndara nga periudha e privatizimit 806 milionë euro janë të hyrat ku nga 23.7 milionë euro janë vetëm për 2018”, tha Tolaj.

“Për 2018 rreth 7 milionë euro transferi të 10% te punëtorët”, tha ai.

“Nga AKP-ja 86 milionë euro për vitin 2018 i janë transferuar buxhetit të Kosovës, në 2019 janë më shumë”, shtoi Tolaj.

Tolaj tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka zgjedhur AKP-në si insitucionin me raportin e auditimit më pozitiv.

“Sot kemi marr konfirmimin nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe jemi ndër institucionet me raportin e auditimit më pozitiv në vend e kemi marr konfirmimin nga ta i kanë auditua pasqyrat për fonde dhe mburremi me opionet që i kanë dhënë ata”, tha ai.

“Rreth 511 ndërmarrje janë në likuidim, 70 janë tranzicion”, tha Tolaj.

“AKP-ja është e interesuar në shitje vetëm përmes likuidimit, arsyeja se përmes privatizimit nuk po e bëjmë është se kanë mbet pak ndërmarrje të mëdha dhe ato që kanë mbetur ka një memorandum me qeverinë që jemi në bashkëpunim me qeverinë që ka me i trajtu përmes ligjit për investime strategjike kjo është arsyeja që kemi ndal shitjen e tyre përmes privatizimit”, tha ai.

Tolaj tha se janë 30 mijë lëndë që presin në dhomën e posaçme dhe AKP nuk ka drejtë të interesohet për to për shkak se konsiderohet si ndërhyrje.

Ai tha se AKP nuk mund të vazhdoj më shumë se 7-10 vite.

“2 mijë asete që kanë mbetur pa u shitë, nuk pres që ky insitucion mund të ekzistoj më shumë se në periudhën 7-10 vite”, tha Tolaj.

Kryetari i Bordit të AKP-së, Bajram Zejnullahu, tha se AKP-ja ka 3-fishuar çmimin e tokave dhe të aseteve, në rast se një aset ka çmim të lirë atëherë e anulojnë shitjen e tij dhe e nxjerrin me një çmim më të mirë.

“Ne e kemi 3-fishu çmimin e tokave dhe aseteve për shkak të vlerësimit që e kemi bërë në bazë të opinioneve në rajone të tyre dhe mendimet i marrim në bazë të rregulloreve dhe ligjeve që janë të aplikueshme në Kosovë, shpesh vendosim që një aset që mendojmë se është më i lirë ne e anulojmë shitjen dhe e bëjmë një çmim më të mirë”, tha Zejnullahu.

Tolaj tha se ka asete të cilat janë të uzurpuara nga vendas dhe ndërkombëtarë.

“Janë numër i madh i padive gjyqësore nga AKP që kërkon anulimin e kontratave të ndryshme, AKP ballafaqohet me raste të viteve ‘90 që nuk janë të lehta për neve me i trajtu dhe nuk i trajton as dhoma e posaçme”, tha Tolaj.

“Komunat e atëhershme të viteve ‘90 kanë pas procese të kthimit të pronave dhe njerëzit janë të pajisur me ato vendime gjyqësore i trajtojnë si prona të tyre”, tha ai.

“I vetmi mekanizëm që e parandalon këtë është parandalimi përmes ligjit”, shtoi Tolaj.

Të ngjashme