Raporti i vëzhguesve të BE-së për shkarkimin e Dakës: Nuk ishte e bazuar në ligj

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Raporti preliminar i lëshuar nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 17 tetorit ndër të tjera flet edhe për shkarkimin e ish kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nga ana e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish kryesueses e KQZ-së së Valdete Daka me 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale. Nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme”, thuhet në raportin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu theksohet se ky vendim nga shoqëria civile dhe partitë opozitare është parë kryekëput si vendim i motivuar politikisht.

Të ngjashme