Shkon për t’u intervistuar, por Thaçi përplaset me deputetët, asnjë fjalë për dëbimin e gylenistëve

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 16:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbyllur punimet e tij përderisa për mosvazhdimin e këtij komisioni iu hodh faji Presidentit, i cili sipas kryesuesit të komisionit, Xhelal Sveçla, nuk ishte i gatshëm të dëshmonte, raporton Ekonomia Online.

“Konstatoj që presidenti nuk është i gatshëm për me dëshmu dhe mbyllë punimet këtu”, tha ai.

Para se të mbyllet punimet ky komision, Thaçi ka kërkuar ekspertizë ligjore për ekspertin ndërkombëtarë Tienmu Ma.

“Kërkoj ekspertizën ligjore nga zyra ligjore për këtë ekspert, unë nuk jap intervistë nëse intervistat e mija dërgohen te një ekspert i anshëm i angazhuar nga një deputet”, tha Thaçi.

Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, tha se komisioni duhet të konstatojë mosgatishmërinë e presidentit Thaçi për të dëshmuar në komision.

“Jemi në fazën kur duhet me mbyllë komisionin, por mendoj qe kemi vetëm me një konstatim për mos gatishmërinë e dëshmisë së presidentit. Krejt kjo lojë dhe maskaradë është mos me dëshmu. Kur kemi pranu me u marrë me shumë telashe këtu pranojmë me u marrë me shumë telashe që na sjellin ju. Nuk konsideroj që ne të shkojmë me një lojë të tillë”, tha Selmanaj, raporton EO.

Thaçi tha se do të dëshmojë vetëm kur të dëshmohet baza ligjore.

“Unë do të dëshmoj, vetëm dëshmojeni bazën ligjore dhe unë vazhdoj”, u shpreh Thaçi.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme