Raportimi i Veliut në Komisionin për Qeverisje lokale shtyhet për javën tjetër

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 13:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Raportimi i ministrit Punëve të Brendshme, Agim Veliu i paraparë për të martën në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim është shtyrë për javën e ardhshme, meqenëse në interes të anëtarëve të Komisionit ishte seanca plenare e Kuvendit, ku do të raportojë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Mergim Lushtaku, ka propozuar që disa prej deputetëve të shkojnë në seancën plenare të bëjnë kuorumin, që në të njëjtën kohë të mbahet edhe raportimi i ministrit të MPB-së, Agim Veliut në komision.

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për arsye se nuk ka qenë në dijeni të raportimit të Veliut.

“Neve si temë nuk na është treguar që ka me raportuar ministri i Punëve të Brendshme.

Ndërsa, Agon Batusha nga VV-ja ka thënë se më  mirë është që të dëgjohet fillimisht ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në interpelancën rreth Covid-19, që pritet të mbahet nga ora 13:00.

Të ngjashme