Raportohet se edhe kryeshefi ekzekutiv i ri i KRU “Prishtina” është anëtar i VV-së

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” i emëruar nga Qeveria Kurti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ushtruesit të Detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv, Kapllan Parduzi dhe disa zyrtarëve të tjerë, por në vend të tyre ka zëvendësuar me aktivistë të Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro.

Në vend të Kapllan Parduzit është emëruar Sokol Xhafa, deri tani drejtor teknik në KRU “Prishtina”.

Sokol Xhafa është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ky emërim ka ardhur nga Bordi i ri i kësaj Ndërmarrje Publike, që po ashtu janë të gjithë pjesë e Vetëvendosjes, shkruan Metro.

Lajmin për shkarkimet e zyrtarëve të KUR “Prishtina” e dhanë sot në në një konferencë shtypi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja e MPTINIS, Rozeta Hajdari. Por ata nuk treguan se kush janë të emëruarit e rinj, me arsyetimin se nuk i dinë emrat.

Të ngjashme