Raportuesi i ri për Kosovën është kundër ndryshimit të kufijve dhe pro liberalizimit të vizave

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Gjermani Peter Meyer, në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin Aleksey Kondratyev.  Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që mori 6 sish.

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU të kancelares, Angela Merkel, Peter Beyer, në muajin shtator ka qëndruar në Kosovë.

Gjatë kësaj vitie ai pati shprehur kundërshtimin e Gjermanisë për ndyshimin e kufijve të Kosovës në kuadër të një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Peter Bayer, i cili disa herë kohët e fundit ka vizituar Kosovën, ju bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Kosova duhet t’i ruajë kufijtë e vet që ka. Është vërtet e dëmshme, që jo të gjitha shtetet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj në këtë kuadër ju bëjë thirrje 5 vendeve anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve parlamentare dhe është një fushatë shumë e shkurtër, kështu që partitë politike i kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e elektoratit. Dje isha në Beograd, kam bërë ftesë edhe atje për të rifilluar dialogun me Kosovën. Qeveria e re e Kosovës që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte. Gjermania është e gatshme ashtu sikurse në të kaluarën që ta mbështes Kosovën”, tha Peter Beyer, shkruan gazetamonitor.

Vizita në Kosovë e deputetit gjerman nga radhët e CDU-së atë kohë u pa edhe si një sinjal pozitiv që Gjermania mund të japë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Peter Beyer, gjatë vizitës së fundit në Kosovë pati thënë se tha se ai nuk mund të japë data, por, kjo mund të ndodhë edhe para Krishtlindjeve. “Gjermania është një shtet mbështetës për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave natyrisht. Ka pasur edhe data, një datë kurrë nuk e kemi cekur nga ana jonë, por vërtetë nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do ta jap datën, por, ndoshta do të jetë shpërblim për Kërshëndella”, tha Peter Beyer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme