Raportuesi i PE: Kosova e humbi trenin për viza, 2019-ta më e ndërlikuar

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 14:15 | Nga

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ia ka kujtuar politikanëve kosovarë kohën kur ishin shumë afër që qytetarëve t’iu hiqet regjimi i vizave.

Ai thotë se këshilla e paraardhëses së tij, Ulrike Lunacek, nuk u dëgjua kur ajo vazhdimisht bënte thirrje që të ratifikohej marrëveshja me Malin e Zi.

Soltes, në një intervistë për Express duke e komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt se kosovarëve mund të iu liberalizohen vizat në muajin mars, thotë se ndonjëherë premtimet e politikanëve nuk përputhen me realitetin.

“Unë uroj fjalët e tij të ishin të vërteta, por ditët po kalojnë shpejt dhe nuk shoh shumë përparim”, ka sqaruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme