Raportuesi për Kosovën: Vizat mund të hiqen vitin tjetër, Gjermania e përkrah këtë proces

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 12:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Bundestagut gjerman Christian Schmidt, tha se nëse janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave atëherë kosovarëve duhet tu mundësohet lëvizja e lirë, raporton Ekonomia Online.

Schmid, që ishte në konferencë bashkë me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, njëherit raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, shtoi se liberalizimi i vizave është çështje e ndjeshme, prandaj edhe është kaq aktuale.

“Sa i përket liberalizmit e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian që kriteret janë plotësuar po besoj që Këshilli do ta diskutojë këtë dhe besoj që për shkak të ndjeshmëria kjo temë do të jetë aktuale”.

“…sa i përket zgjerimit të BE-së kjo çështje do të diskutohet në mënyrë intensive dhe çdo diskutim duhet të qoj te caku dhe në qoftë se ka kritere për një vend dhe ato janë plotësuar atëherë kjo duhet të realizohet”.

Ai tha se këto gjëra po ndodhin në një kohë kur Franca ka stopuar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për në BE.

Kurse raportuesi për Kosovën në Bashkimin Europian, Peter Beyer, tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë vitin tjetër.

Ai tha se Gjermania e përkrah këtë proces.

“Ne e mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe them se heqja e vizave mund të ndodhë tjetrin vit”.

Delegacioni i Bundestagut gjerman me anëtarët Peter Beyer dhe Christian Schmidt kanë shkuar në mëngjesin e sotëm në zyrat e LDK-së ku e kanë takuar të parin e kësaj partie Isa Mustafën.

Një takim të ngjashëm ata e kanë pasur mbrëmë edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në rezidencën gjermane.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme