Raportuesja për Kosovën mbështet protestën me “tenxhere”, e quan puç mocionin e mosbesimit

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka mbështetur protestën e mbrëmshme të qytetarëve, të cilët përmes zhurmës së shkaktuar nga goditja e tenxhereve nga ballkonet e tyre kanë shfaqur mllefin rreth zhvillimeve të reja politike.

Von Cramon përmes “Twitterit” e ka shpërndarë storien televizive të KTV-së rreth protestës, me fjalët se shpreson që LDK-ja ta vërejë protestën e mbrëmshme.

“Shumë mirë: Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar të alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK-ja do ta vërejë”, shkroi ajo.

E ndaj postimit të saj ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai është shprehur i “tmerruar” rreth mënyrës se si Von Cramon “po shpërndan lajme të rreme dhe panik, duke e quajtur puç një procedurë demokratike dhe kushtetuese”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme