Rashiqi ankohet në Supreme për votat nga Serbia për të cilat akuzoi Listën Serbe

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, kishte akuzuar Beogradin zyrtar për manipulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Ai kishte thënë se në Serbi janë grumbulluar votat e serbëve, vetëm për Listën Serbe, të cilën qeveria e Serbisë e dirigjon.

“Në Nish grumbullohen votat e serbëve, dhe bëhen fletëvotime false”, ka deklaruar Rashiq në pressing.

Por, pikërisht për këto vota të ardhura, Rashiq është ankuar në Gjykatën Supreme duke kërkuar që këto vota të përfshihen në rezultatin zgjedhor.

Është e quditshme se si Rashiq kishte akuzuar Listën Serbe për fletvotime false, ndërsa tani kërkon që të numërohen këto vota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme