Rashiq: Kurti mund të ketë sukses në dialog me serbët lokalë, manipulimi i Listës Serbe u neglizhua

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 07:53 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive (PDS), Nenad Rashiq, thotë se ideja e kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, për dialog me serbët lokalë është e vetmja mundësi që mund të ketë sukses, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se për këtë gjë Kurti ka kapacitet dhe beson se do të ketë sukses.

Rashiqi, në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për dialogun me serbët në Kosovë, duke thënë se me Kurtin dhe Osmanin kanë komunikim të mirë.

Ai thotë se në mesin e politikave të Kurit më të cilat pajtohet është edhe çështja e sundimit të ligjit, që Kurti e ka si shtyllën e parë të prioriteteve.

“Unë kam përkrahë shumë herë politikën që ndjek z. Kurti sepse ka do elemente që sipas meje janë në dobi të serbëve dhe të gjitha komuniteteve. Dhe ajo është dialogu që është përmendur shumë herë që duhet të niset prej poshtë, dhe unë e kuptoj dhe e di që kjo është mënyra e vetme e cila mund të ketë sukses. Po ashtu kemi simpati të madhe për shtyllën e parë të planifikimeve ose caqeve strategjike dhe ajo është zbatimi i ligjit”, ka thënë Rashiq.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish- ministër në Qeverinë e Kosovës, ka folur edhe për pretendimet e disa politikanëve nga komuniteti boshnjak dhe ai egjiptaa lidhur me manipulimin e votave nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se manipulimi i votave nga Lista Serbe ka ndodhur në çdo proces zgjedhor, duke shtuar se institucionet e Kosovës kanë neglizhuar faktet që ka paraqitur.

“Në çdo proces parazgjedhor i kemi informuar çfarë ka me ndodh në çfarë forme, pas çdo procesi paszgjedhor kemi pasur dëshmitarë që kanë treguar se në çfarë forme ka ndodhur dhe asnjë veprim s’ka ndodhur në këto vitet e fundit”.

“S’do te kishim pas këto probleme sikur institucionet të ishin të gatshme ta zbatojnë procesin zgjedhjeve demokratike. Ky është problemi kryesorë. Unë ka folur disa herë për këtë metodë dhe ne po mbijetojmë për tetë vite e cila po u ndodh tash komuniteteve tjera, boshnjak, egjiptian dhe romë”, ka thënë Rashiq.

Sipas tij, me manipulimin e votave që ka ndodhur po rrezikohet përfaqësimi i drejtë i të gjitha komuniteteve në Kuvend.

“Absolutisht po, sa kam mund të kuptoj po rrezikohet përfaqësimi i komuniteteve, por edhe rrezikon që në mënyrë afatgjate, çdo herë tjetër mund të kemi të njëjtin manipulim”.

“Ne kemi tash përfaqësim joadekuat të serbëve në parlamentin dhe qeverinë  Kosovës, dhe po ashtu mund të ndodhë edhe me boshnjakët romët dhe ashkalinjtë, sepse nuk do të jenë të zgjedhur nga komuniteti, por të dirigjuar të cilët s’po punojnë në mënyrë konstruktive por në të kundërtën”, është shprehur Rashiq, për EO.

Të ngjashme