Rashiq me mesazh në gjuhën shqipe: Ta heqim qafe këtë monstrum politik të quajtur Lista Serbe

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga koalicioni i partive serbe “Liria”, Nenad Rashiq, u është drejtuar qytetarëve në gjuhën shqipe me ç’rast u ka kërkuar atyre votën për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rashiq ka thënë se me votën për koalicionin “Liria”, qytetarët e Kosovës do të ndihmonin në “heqjen e një monstrumi politik siç është Lista Serbe”, për të cilën ai deklaroi para disa ditësh se dirigjohen nga Beogradi.

“Ju ftoj ta votoni numrin 120, sepse me votën tuaj sepse së bashku me ju do ta heqim ndikimin negativ të këtij monstrumi politik të quajtur Lista Serbe”, ka thënë Rashiq, në një video-mesazh në gjuhën shqipe, të cilin e ka publikuar në Facebook.

Videoja e kandidatit për kryeministër është realizuar para Bibleotekës Kombëtare në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme