Nenad Rashiq me propozim të ri për “Finalen e Madhe” mes Kosovës e Serbisë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka dalur me një propozim sa i përket raundit final të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ndërsa në konferencën e mbajtur ku po prezantohej “Skenari i ‘Finales së Madhe’” mes Kosovës e Serbisë”, Rashiq ka thënë se është e nevojshme angazhimi i disa dëshmitarëve apolitik si pjesëmarrës në procesin e dialogut.

“Transparenca e poltikaneve është obligim. Për mua është e rëndësishme përfshirja e serbëve në dialog. Ne gjatë gjithë procesit kemi pasur informata të gabuara të cilat vijnë nga Beogradi dhe Prishtina ku të gjithë janë humbës dhe të gjithë fitues”.

“Prishtina dhe ana e Beogradit duhet të angazhojnë jo më shumë se dy vëzhgues serbë lokal, të jenë dëshmitarë të bisedimeve në Bruksel”.

“Këta përfaqësues apo dëshmitarë duhet të jenë plotësisht apolitikë, që neve të tjerëve dhe serbëve të Kosovës të na transmetojnë se çka po ndodhë në dialog”.

“Kjo që të mos jemi të keqinformuar për marrëveshjet e arritura”.

Të ngjashme