Rashiq: Serbët e Kosovës duhet ta iniciojnë dialogun për pajtim

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së koalicionit “Liria”, subjekt ky politik garues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Nenad Rashiq, është politikani i parë dhe i vetëm serb që ka shpallur kandidaturën për kryeministër të vendit.

Siç thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kjo kandidaturë do të jetë test për demokracinë në Kosovë, por edhe për vetë atë si politikan.

Rashiq thotë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet dhe të nisë dialogu ndërmjet dy vendeve.

Por, sipas tij, nismëtar të këtij dialogu duhet të jenë vetë serbët e Kosovës, të cilët duhet të përfshihen në këtë proces drejt arritjes së pajtimit të dy popujve, shqiptar dhe serb.

Të ngjashme