Rashiq tregon pse Lista Serbe nuk mori pjesë në seancë

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 16:00 | Nga

Deputetët serbë nuk ishin ftuar në asnjë takim në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë arsye nuk janë në sallën e kuvendit, tha deputeti Nenad Rashiq.

“Ky është një reagim normal për shkak se përfaqësuesit serbë nuk u ftuan në asnjë takim zyrtar që kishte lidhje me demarkacionin e kufirit”, tha deputeti Rashiq.

Ai shtoi se marrëdhënia me Kryeministrin dhe përfaqësues të tjerë të shqiptarëve të Kosovës janë shqetësuese dhe të pamjaftueshme.

“Sa i përket demarkacionit nuk kemi pasur asnjë takim zyrtar për të cilin do të mund të flisnim”, ripërsëriti Rashiq, raportojnë mediat serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme