Rashiti: Nuk do të ketë dialog pa një qeveri me mandat të plotë

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Naim Rashiti nga Klubi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, ka thënë se për Bashkimin Evropian është konsideruar që në qershor të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi dhe për SHBA-në një marrëveshje finale kah muaji tetor.

Sipas tij ajo nuk do të mund të arrihet derisa Kosova të ketë institucione fuqiplota.

“Nuk do të ketë dialog pa një qeveri me mandat të plotë. Zgjedhjet në Serbi janë me 21 qershor. Nuk do të ketë dinamikë të re të dialogut. Josep Borrell ka harruar çfarë ka thënë dje. Pas 12 vitesh SHBA dhe BE do ta thonë të njëjtën gjë: pajtohemi me atë që palët do të merren vesh”.

Rashiti në Info Magazine ka theksuar se diskutimet për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë ku përmenden opsione të ndryshme vijnë në mungesë të procesit të dialogut.

“Gjithçka është e hapur derisa nuk kemi dialog dhe proces. Problemi kryesor në Kosovë dhe Serbi është se elitat politike nuk duan dialog. E kanë përdorur dialogun për luftë kundër njëri-tjetrit. Filluan t’i përdorin edhe aleancat e Kosovës për luftë ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Rashiti,

“Borrell ka thënë se duhet të pritet për proces të dialogut. Diskutimi për opsionet është në mungesë të procesit të dialogut dhe guximit politik të gjitha elitave në Kosovë për ta zgjidhur çështjen më të madhe”.

Të ngjashme