Rashiti pret konsensus për dialogun

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 09:24 | Nga

Naim Rashiti është i bindur që do të ketë kosensus nacional për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Drejtori ekzekutiv i Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, thotë se konsensusi do të prodhojë  një platformën për bisedime dhe ekipin negociator, të miratuar nga Kuvendi,  të cilit do t’i prijë presidenti Hashim Thaçi.

Rashiti ka bërë me dije se në këtë proces Kosova duhet të jetë kreative në pozicionet e saj karshi kërkesave të Serbisë.

Sipas tij, Kosova në këtë proces të dialogut nuk duhet të marrë pozicion defansiv, sepse në këto negociata nuk po shkon për ta negociuar pavarësinë e saj.

“Besoj se partitë politike mund të arrijnë konsensus që emërimi i ekipit negociator dhe platforma të ecin në mënyrë paralele. Tani për tani kemi një lloj debati për rolin e presidentit dhe opozitës. Duhet ta shohim një qasje më proaktive të Qeverisë në këtë proces, në veçanti të PDK-së si partia më e madhe në pushtet dhe të subjekteve të tjera se si ta formësojnë ekipin negociator”, ka thënë Rashiti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme