Rasti Dehari, Kurti kërkon dorëheqjen e ministres Hoxha dhe pjesëtarëve të policisë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 15:45 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë deklarimit në interpelancën e thirrur me kryeministrin Ramush Haradinaj për rastin e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit, tha se  pse kërkohet realizimi pa vonesa i hetimit ndërkombëtar, shkarkimi i pjesëtarëve të policisë përgjegjës për rastin si dhe shkarkimin e ish-ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila sipas Kurtit dështoi në përmbushjen e detyrës zyrtare, raporton Ekonomia Online.

“Në burgun e Prizrenit ka vdekur një qytetar i pafajshëm, pa aktakuzë. Shteti ka gënjyer kur ai është arrestuar. Astriti nuk ka vdekur me medikamente, ekspertiza në 11 lloje të medikamenteve ka bërë teste dhe doli i shëndoshë. Shkaku i vdekjes asfiksia dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes”.

Kurti ka thënë se Kadri Veseli duhet të tregojë pse ka thënë “rujuni se po e vrani vetën”, pak ditë para se Dehari të vdiste.

“Menjëherë edhe drejtori i burgut edhe kryeprokurori konstatoi se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pati thënë po e vrani vetën vetëm disa ditë para së të mbytet, “rujuni se po e vrani vetën”, Veseli duhet të tregojë pse e ka thënë këtë”.

“Atë ditë kur u vendos për hetimin ndërkombëtar për rastin e Deharit, menjëherë po atë ditë pason letra e zonjës Hoxha, përmes së cilës kërkon të bëhen hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare të avokatit Tomë Gashi dhe mjekëve ligjorë, që kanë marrë pjesë në ekspertizën ligjore”.

Kurti ka paraqitur propozimet për mocion në këtë interpelancë, njëra nga të cilat kërkon që hetimi ndërkombëtar për rastin e Deharit të realizohet pa vonesa.

“Ne propozojmë këtë mocion për interpelancë:

Realizimi pa vonesa i hetimit ndërkombëtar dhe bashkëpunimi pa pengesa.

Shkarkimi i zyrtarëve brenda Policisë së Kosovës, përgjegjës për rastin.

Shkarkimi nga pozita e minsitres Dhurata Hoxha, që dështoi në përmbushjen e detyrës zyrtare”.

Të ngjashme