Rasti i votave të diasporës dhe i atyre nga Serbia, s’mund të krahasohen

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i Gjykatës Supreme për votat e ardhura me vonesë nga diaspora me asnjë konventë nuk mund të aplikohet kundër vendimit të PZAP-it për eliminimin e kutive të ardhura nga Serbia.

Argumenti kryesor pse nuk mund të aplikohet është se përderisa për diasporën çështja kryesore ka qenë trajtimi i se drejtës të votuesit për votë, dhe cenimi i asaj të drejte me argumentet se mund të jetë cenuar ajo e drejtë. Në e rastin e pakove të ardhura nga Serbia, PZAP-i nuk është marrë me votën individuale dhe të drejtën e votuesit janë apo nuk janë të vlefshme, por është marrë me mënyrën e grumbullimit, transportimit dhe të dorëzimit të atyre pakove që është vlerësuar se kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

PZAP-i në vendimin e tij për eliminimin e këtyre votave nuk e ka trajtuar të drejtën e votuesit apo fletëvotimin, se është shkelur apo jo e drejta e votuesit, por PZAP-i ka gjetur shkelje të ligjit për mënyrën e grumbullimit kolektiv, transportimit nga persona të paautorizuar, grumbullimit në vend të paautorizuar, zarfe pa asnjë adresë dhe pa vend të origjinës nga kanë ardhur e deri në mënyrën e dorëzimit në postën numër 6.

Është dallim i madh në përmbajtje në atë se çka ka trajtuar Gjykata Supreme dhe në atë se çka po trajton në votat e ardhura nga Serbia.

Asnjë konventë për të drejtat e njeriut nuk mund të aplikohet në rastin e eliminimit të këtyre pakove, sepse siç u tha me lartë nuk kanë qenë pjesë e trajtimit të vendimit të PZAP-it. Mënyra e votimit në Kosovë është e trajtuar me ligjin për zgjedhjet dhe PZAP pikërisht këtu ka gjetur shkeljen ligjore se grumbullimi, transportimi dhe dorëzimi ka qenë në kundërshtim me Ligjin për zgjedhjet dhe rregulloren e KQZ-së.

Zërat të cilat tentojnë me ndikime nga jashtë për t’u thirrur në konventa për të drejtat e njeriut janë në kundërshtim me materien dhe janë të paaplikueshme në rastin konkret.IndeksOnline.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme