BE: Rasti i Katalonisë nuk mund të krahasohet me Kosovën

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 17:40 | Nga

Katalonia është çështje e brendshme e Spanjës, anëtare e BE’së, dhe nuk mund  të krahasohet me rastin e Kosovës, për të cilin pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Këshilli i Ministravei BE’së kishte marrë qëndrim se është “rast i veçantë” që nuk mund të shërbejë si precedent.

Kështu kanë thënë të mërkurën zyrtarët e Komisionit Europian (KE), të pyetur rreth akuzave të qeveritarëve serb  se EU ka standarde të dyfishta, pas deklaratës së një anëtari të Komisionit se rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me atë të Katalonisë për shkak se Spanja është anëtare e BE’së, e Serbia jo, shkruan agjencia serbe e lajme Beta.

Duke i thirrur në burime në Bruksel, kjo agjenci shkruan se aludimet e palës serbe për standarde të dyfishta nuk kanë bazë, dhe për këtë iu kanë referuar vendimit të Këshillit të Ministrave të marrë në shkurt të vitit 2008. Në të theksohet se për çështjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Kosova, çdo anëtar i EU “do të vendos në pajtueshmëri me praktikën vet dhe të drejtës ndërkombëtare”, përcjellë gazetametro.

Ky njëherit është edhe reagim i këtyre burimeve diplomatike nga EU, shkruan Beta, ndaj qëndrimeve të presidentit serb Alexandar Vucic, se si është e mundur që referendumi në Kataloni nuk është ligjor, ndërsa në rastin e Kosovës u lejua ndarja edhe pa referendum.

Zëdhënësja e KE, Maja Kociancic në një deklaratë për media tha se “Kosova ashtu siç e ka konfirmuar Këshilli i Ministrave (BE) është rast ‘sui generis’ dhe nuk mund të krahasohet me ndonjë situatë tjetër”.

“Nuk ka këtu standarde të dyfishta, e drejta ndërkombëtare duhet të pranohet në gjithë botën dhe BE e respekton këtë plotësisht”, ka theksuar ajo.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic ka paralajmëruar se në vizitën që do të zhvillojë më 10 tetor do t’i dërgojë një letër Brukselit, përmes të cilës do ti kërkohet BE’së të qartësojë se a ekziston një e drejtë ndërkombëtare e cila nuk vlen për shtetet që nuk janë anëtare të BE’së.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme