Rasti në Karaçevë, Hoti: Nuk duhet dhënë deklarata pompoze pa informacione

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se lidhur me ngjarjen e djeshme, sot ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi.

Hoti ka bërë të ditur se ka qenë në komunikim edhe me kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do t’i vizitojnë qytetarët në ato fshatra, njofton Klan Kosova.

“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”.

“Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës”.

“Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in”.

“Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”.

Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi,…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 8. August 2020

Të ngjashme