Ratifikohet marrëveshja me Austrinë rreth kredisë për shëndetësi

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 14:51 | Nga

Parlamenti i Kosovës ka ratifikuar sot marrëveshjen e kredisë të Qeverisë së Kosovës si huamarrëse dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës për financimin e projektit “Modernizimi i shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Vlera totale e projektit që do të financohet përmes kësaj marrëveshjeje është 2.6 milionë euro dhe do të realizohet përmes Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa përmes kësaj huamarrje do të sigurohen pajisje për modernizimin e shërbimit të Kardiologjisë Invazive, përkatësisht modernizimin e shërbimeve të diagnostikimit dhe trajtimit në këtë shërbim.

Kjo ujdi është pjesë e kredisë prej 20 milionë eurosh midis qeverive të të dyja vendeve ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme