Reagim lidhur me lajmin “Agim Veliu merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Haradinajt”

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike reagon lidhur me lajmin: “Agim Veliu merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Haradinajt”, të publikuar sot në disa portale online, me datë 26.02.2020.

Me këtë rast, MPBAP sqaron për qytetarët se këshilltari i ministri Agim Veliu, Lulzim Fushtica, nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe nuk ka marrë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Lulzim Fushtica ka qenë Koordinator Nacional për Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit 2015/2020, pjesë e projektit të Programit të Ndihmës Ndërkombëtare për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dhe si i tillë nuk ka qenë pjesë e kabinetit Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme