Reagimet serbe për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Dështimi i Kosovës për t’u bërë anëtare e Interpolit, ka entuziazmuar delegacionin serb që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme që u mbajt në Dubai.

Mospranimi i Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare policore, gëzoi edhe serbët në Veriun e Kosovës, raporton KTV.

Pas kësaj që ndodhi në Dubai, liderët shtetërorë serbë organizuan konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Kjo flet që Serbia e ka forcuar pozicionin e saj, por nuk guxojmë të jemi euforikë. Ky është një sukses i një vendi të vogël sfidues dhe krenar, por që nuk guxon që të ardhmen e vet ta bazojë në inate, por në qasje racionale dhe e cila duhet ta dëshirojë kompromisin”, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi

Kryediplomati serb, Daçiq, dështimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpolit, e ka cilësuar si sukses të diplomacisë së tyre.

“Unë nuk kam obligim të jem i përmbajtur. Dua të them se kjo është një fitore e madhe për Serbinë dhe popullin serb. Kjo është dëshmi se asgjë nuk mund të bëhet me forcë dhe asgjë nuk mund të bëhet pa marrëveshje me Serbinë”.

Daçiqi është tallur me dështimin e Kosovës në Interpol. Ai ka fyer kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, vendi i të cilit e ka ndihmuar Kosovën që të aplikojë për anëtare të Interpolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme